Flash

Komisioni i Venecias/ Ambasadat e SHBA dhe BE, njësoj si sharlatanët e opozitës së re

Lapsi.al 7 March 2020
Komisioni i Venecias/ Ambasadat e SHBA dhe BE, njësoj si sharlatanët e
Drafti provizor i konluzioneve të Komisionit të Venecias, për mënyrën se si duhet zgjidhur konflikti për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka vënë në vështirësi vetëm Edi Ramën dhe shpurën e tij, por edhe dy selitë më të mëdha diplomatike në Tiranë që mbështetën rrugën që zgjodhi shumica parlamentare dhe deputetët sharlatanë të opozitës së re. Pasi në 11 nëntor, parlamenti shqiptar votoi me shumicë çuarjen për në Gjykatën Kushtetuese të Fiona Papajorgjit dhe Elsa Toskës, duke e konsideruar të djegur afatin 30 ditor të presidentit (me lojrat tashmë të denoncuara të botimit të ligjshëm në fletoren zyrtare), pra duke e quajtur të emëruar edhe Arta Vorpsin që më pas do të betohej tek një noter buzë Lanës, ambasadat e ShBA dhe BE e e përshëndetën këtë krim. Megjithëse ky votim shkeli hapur nenin 178/2 të kushtetutës që përcakton radhën se si duhet ti përzgjedhin institucionet anëtarët që duhet të çojnë në këtë gjykatë (lexoje historinë të plotë këtu) dy përfaqësitë diplomatike e konsideruan atë si një hap përpara. Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi Ambasada amerikane nxitoi të dilte para asaj të BE. Selia e rrugës së Elbasanit nënvizoi se “Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike”, ndërkohë përfaqësuesit e Brukseli bënë një njoftim në Twitter: “Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur”. Kjo mbështetje e njëkohësishme u konsiderua në fillim të nëntorit të shkuar si një paralajmërim për presidentin Meta, për të mos dekretuar ndonjë emër tjetër nga ato të tre që u lexuan në kuvend (Fiona Papajorgji, Elsa Toska edhe Arta Vorpsi). Meta nuk e dëgjoi këtë këshillë dhe duke zbatuar kushtetutën dekretoi Marsida Xhaferllarin. Ndërsa sot kur ne kemi në dorë konkluzionet paraprake të Venecias, aty i jepet të drejtë rrugës që zgjodhi presidenti. “...veprimet e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Veprimet e ndërmara nga presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED, janë të arsyeshme” thuhet aty.  Por historia nuk përfundon me kaq, pra me faktin se kush kishte të drejtë Rama apo Meta.

Vëzhgimi therrës i Venecias: Një parti po sundon vendin

Ajo shkon më thellë dhe pikërisht këtu del zbuluar hipokrizia e dy selive kryesore diplomatike që u sollën në 11 nëntor me të njëjtën mëndjelehtësi si deputetët e opozitës së re. Sepse procedura e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues që selitë e Shba dhë BE e mbështetën dhe e quajtën hap përpara, sipas Venecies rrezulton se ka qenë e gjitha antikushtetuese.

VOA: Komisioni i Venecias i jep të drejtë Metës për Gjykatën Kushtetuese

 Në këtë kontekst, sipas Komisionit të Venecias, dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese” thuhet në raportin që nxjerr bllof tam tamet e diplomatëve lokalë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pamje të rënda/ Helmohen 50 nxënës në Fier

Plot 50 nxënës janë shtruar me urgjencë në spital pasi u helmuan gjatë mësimit në në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier. Ngjarja vjen një javë pasi në të n...

12:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI